28 gusht 2008

Pires mungon kundër Osasunas


Robert Pires ka përsëritur dëmtimin e muskulit dhe si pasojë e këtij lëndimi do të mungojë në takimin e parë në La Liga.Mesfushori i krahut ishte lënduar para nëntë ditësh në një ndeshje miqësore kundër Valladolidit, mirëpo dukej se rikuperimi i tij po shkonte shumë shpejtë dhe mjekët parashikonin praninë e tij në ndeshjen kundër Osasunas. Mirëpo 34-vjeçari kishte pësuar një dëmtim të sërishëm gjatë gjuajtjes së një penalltie në stërvitjet e djeshme të Villarealit. Mungesa e francezit do të jetë goditje e madhe për trajnerin e Nëndetëses së Verdhë, Manuel Pellegrini, pasi që tani më dihet mungesa e të lënduarve Giuseppe Rossi dhe Nihat Kahveci, ndërkohë që Ariel Ibagaza është në dyshim për lojë.