29 gusht 2008

Scolari: Nuk merrem me transfere


Trajneri i ri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, nuk e di nëse mund të llogarisë në shërbimet e Robinhos këtë vit pavarësisht kërkesës së Bluve për ta transferuar brazilianin.“Nuk di çfarë të them për Robinhon sepse nuk është punë e imja të flas për lojtarët. Ata po mundohen ta sjellin Robinhon këtu, mirëpo puna ime është në fushë”.“Nëse do ta sjellin ose jo, kjo është punë e bordit, unë duhet të mendoj për takimin kundër Tottenhamit, jo për faktin se a vijnë apo nuk vijnë lojtarët”. “Personalisht nuk di asgjë se çka po ndodh me transferimin. Megjithatë, mendoj se ai është një lojtar shumë i mirë dhe nuk jam unë i vetmi që e dëshiroj në skuadër, të gjithë trajnerët në botë do ta dëshironin atë”, ka thënë trajneri i Bluve.