31 gusht 2008

Torres: Liverpool dhe Atletico do të vazhdojnë më tej

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, shpreson që ekipi aktual i tij, Liverpool dhe ish-ekipi, Atletico Madrid, do të jenë ekipet që do të kalojnë në fazën e ardhshme nga grupi D i Ligës së Kampionëve.“Është një grup shumë i komplikuar, shumë i vështirë dhe secila ndeshje do të jetë finale. Marseille na vështirësoi punën që në vitin e kaluar, na mposhti në Anfield dhe na la të kualifikohemi vetëm pas fitores së fundit në fushë të tyre”, ka thënë Torres.“PSV është shumë ekip solid që punon në mënyrë të pandalshme, ndërsa Atletico do të përpiqet të impresionojë pas rikthimit të tyre në Evropë. Nuk ka pyetje rreth asaj se kush dëshiroj të vazhdojë më tej, ata janë Liverpool dhe Atletico Madrid”, ka shtuar sulmuesi spanjoll.