29 gusht 2008

Arshavin “Mund të iki dhe dua të triumfoj patjetër”


Ylli i klubit rus të Zenitit, Andrei Arshavin, ka deklaruar se kjo mund të jetë përballja e tij e fundit me fanellën e skuadrës, pasi është përfolur shumë gjatë merkatos të verës dhe në fakt është gati për të provuar një aventurë të re. Në një situatë të tillë, ai nuk dëshiron të humbasë shansin që të largohet me një trofe të rëndësishëm dhe premton maksimumin e tij në këtë përballje. “Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne, pasi do kemi përballë një nga ekipet më të mëdha dhe më të forta në botë. Gjithsesi, ne kemi treguar se nuk i trembemi asnjë kundërshtari dhe do luajmë për fitore në fushën e lojës. Kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit me Zenitin dhe do jap më të mirën time për ta fituar këtë trofe, pasi nëse largohem, dua ta bëj si triumfues”, ka thënë Andrei Arshavin.