29 gusht 2008

Trofeu i Superkupёs nё duart e Zenitit

Kampioni i Rusisё, Zenit St Petersburg, edhe njёherё i ka dëshmuar kualitet e veta, duke e mposhtur kampionin e Premierligёs, Manchester United, me rezultat 2-1, dhe duke fituar kështu Superkupёn e Evropёs.Zenit zhvilloi njё ndeshje tё shkëlqyeshme, dhe tregoi se mund tё përballet me gjigantёt e Evropёs. Derisa vitin e kaluar mposhti Bayernin, Zenit, fitues i Kupës UEFA, kësaj here mposhti Manchester Unitedin, fituesin e Ligës së Kampionëve, në luftë për trofeun e Superkupës.Djajtё e kuq nuk ishin nё nivelin e sezonit tё kaluar, ku sёrish u vërejt mungesa e Cristiano Ronaldos.Gjatё ndeshjes sё luajtur nё Monako, pati dy pjesё tёrrёsisht tё ndryshme. E para kaloi me njё lojё tё kujdesshme dhe me pak raste, derisa goli i parё erdhi nё mintat e fundit tё kësaj pjese nga Pogrebnyak (44’).Goli i pjesës sё parё solli njё futboll mё interesant nё pjesën e dytё, gjatё tё cilës pjesё nё fushё u paraqit edhe ylli Andrei Arshavin. Manchester përpiqej tё barazonte, por Zenit pati iniciativën si dhe mё shumё raste, qё rezultoi edhe me njё gol tjetёr. Rezultatin e dyfishoi ylli i ri i Zenit, Danny Alves (59’).E gjithё çfarë mundi tё bёnte Manchesteri ishte ngushtimi i rezultatit nё 2-1, gol tё cilin e shёnoi mbrojtësi serb, Nemanja Vidic (73’).