29 gusht 2008

Superkupa, Mançesteri favorit ndaj Zenitit


Zenit i San Peterburgut nuk duket se të jetë në gjendje për të përsëritur sezonin fantastik, të mbyllur me fitoren e titullit në Rusi dhe të Kupës UEFA. Skuadra e Advokat tashmë është shumë larg vendit të parë në kampionat, Rubin Kazan. Mançester Junajtid, edhe pse pa Kristiano Ronaldon, ka fituar kupën "Cummunity Shield" dhe ka 4 pikë në dy ndeshje të Premier League. Bastexhinjtë e shikojnë Mançesterin si favorit për ndeshjen e sotme në Montekarlo, e vlefshme për Superkupën Evropiane. Ndeshja mund të mbyllet me një fitore të skuadrës angleze, ku pritet të shënohen 3 gola e sipër, ndoshta një triumf 2-1 në kohën e rregullt.