29 gusht 2008

Kriza mbërrin në Spanjë, pa K. Ronaldon s‘ka yje


Spanjollët kanë shpenzuar sa gjysma e 2007-ësKriza ekonomike, që po përjeton Evropa, ka mbërritur edhe në kampionatin spanjoll, i cili vuan nga një paralizë në frontin e blerjeve të nivelit në dy muajt e fundit. Ky është reflektimi i momenteve të vështira dhe i taksave të larta për klubet. Një vit më parë, skuadrat e Ligas thyenin rekordin e shpenzimeve për lojtarë të rinj: 540 milionë euro. Dymbëdhjetë muaj më pas, kanë arritur gati te gjysma e kësaj shifre. Real Madrid ka kërkuar deri më sot të sjellë në Spanjë fenomenin Kristiano Ronaldo, por madje tani i ka ikur edhe Robinjo. Pa portugezin, futbolli spanjoll mbetet pa blerje të mëdha. Reali, simboli tradicional i merkatos së futbollit, deri tani ka blerë holandezin Rafael van der Vaart, në prezantimin e të cilit më shumë zhurmë është bërë për gruan e tij shumë të bukur, Silvia, sesa për futbollistin. Barcelona ka harxhuar më shumë se Reali 90,5 milionë euro, falë mbërritjeve të Keita, Xherrard Pike, Martin Kaceres, Daniel Alves e Alexander Hleb.