26 gusht 2008

Pavlyuchenko në Tottenham


Sulmuesi rus, Roman Pavlyuchenko, ka konfirmuar se do të largohet nga Spartak Moska dhe do të nënshkruajë me klubin e Premierligës, Tottenham Hotspur.Pavlyuchenko është lidhur me një kalim në White Hart Lane gjatë gjithë verës, por komentet e fundit lënë të kuptohet se marrëveshja do të përfundohet së shpejti.Derisa ekipi i tij Spartak Moska, do të përballet me Dynamo Kievin, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, sulmuesi ka konfirmuar se nuk do të udhëtojë me ekipin në Kiev.“Jam rikthyer në Moskë dhe nuk do të luajë në Kiev, dhe mund të konfirmoj se do të kaloj në Tottenham”, citohet të ketë thënë sulmuesi për ueb faqen e UEFA-së në gjuhën ruse.Por, marrëveshja ende nuk është përfunduar, dhe sulmuesi ka bërë të ditur se pret marrjen e vizës për të udhëtuar në Angli.