
Atletico Madrid ka kërkuar 30 milionë euro nga Tottenhami për sulmuesin, Diego Forlan.Madrilenët nuk dëshirojnë që ta dobësojnë skuadrën tash para fillimit të sezonit të ri dhe për këtë arsye kanë lënë të kuptohet se nuk do të lëvizin nga çmimi i kërkuar. Sipas mediave britanike, takimet ndërmjet drejtuesve të Tottenhamit dhe Atleticos kanë rezultuar me një kërkesë të kryeqytetasve spanjollë prej 30 milionë eurosh për shërbimet e Forlan. Ndërkohë, Spursat kishin qenë të gatshëm të ofrojnë 18 milionë euro për ish-sulmuesin e Villarrealit, por siç duket çmimi i Atleticos është i papërballueshëm për skuadrën e Ligës Premier.