27 gusht 2008

Ronaldo do lavdi personale!


Ylli i Mançester Junaitedit beson se e meriton plotësisht të shpallet lojtari i vitit nga FIFA"Asnjë lojtar nuk ka bërë dot atë që bëra unë sezonin e kaluar. Prandaj besoj se mund të jem unë fituesi i këtij titulli këtë vit" Ylli i Mançester Junaitedit ia ka vënë syrin trofeut të Lojtarit të Vitit të FIFA-s, dhe pretendon se asnjë futbollist tjetër nuk ka arritur të bëjë të njëjtat gjëra si ai sezonin e kaluar... Por një çmim si "thënia e vitit" mund të marrë edhe deklarata e tij se ka kaluar një "sezon pozitiv". Për yllin portugez vjet nuk ndodhi asgjë e jashtëzakonshme, duke lënë të kuptohej se ai do të provonte dyshuesit se mund ta barazonte dhe madje edhe kalonte rekordin e golave dhe të titujve të fituar. 23?vjeçari realizoi 42 gola vjet ndërsa "Djajtë e Kuq" fituan titullin e dytë radhazi të Premier League dhe u kurorëzua kampion i Europës duke shënuar një gol në finalen ndaj Çelsit, edhe pse humbi më pas penalltinë e tij. Por pa diskutim që Ronaldo ka vërtetuar se është lojtari më i rrezikshëm i planetit. Vitin e kaluar, Ronaldo përfundoi i treti në renditjen e FIFA-s, pas Mesit dhe fituesit Kaka. Por këtë vit, portugezi ka besim se do të dalë fitimtar. "Besoj se realizova një sezon pozitiv", tha ai. "Do të ishte një ëndërr që bëhet realitet nëse unë fitoj çmimin e lojtarit të vitit. Në fakt asnjë lojtar nuk ka bërë dot atë që bëra unë sezonin e kaluar. Prandaj besoj se mund të jem unë fituesi i këtij titulli këtë vit". Por para se të fitojë ndonjë titull personal, Ronaldo po ngulmon që të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur në fushat e lojës pas operacionit që kreu pas Euro 2008. Ai mungoi në dy ndeshjet e para të Junaitedit, por beson se do të kthehet shpejt. Megjithëse Sër Aleks Ferguson nuk e pret para tetorit, ose dhe nëntorit, Ronaldo është parë duke luajtur me topin në qendrën stërvitore të Mançesterit në Karrington. "Nuk kisha kaluar kurrë një përvojë të tillë, kam dy muaj që nuk prek top me këmbë. Tani dua vetëm që të rikuperohem plotësisht", tha ai. "Nuk jam mësuar të qëndroj jashtë për shkak dëmtimi dhe për këtë ndihem keq. Por çastet më të vështira kanë kaluar tashmë dhe tani duhet të bëj vetëm pak durim. Ndihem mirë dhe po afron çasti i shumëpritur. Sepse vetëm kur luaj futboll jam i humbur".