28 gusht 2008

Villa: Jam krenar qё Valencia nuk pranoi ofertat


Pas arritjes sё kontratës sё re me Valencian, e cila do ta mbajё atё nё Mestalla deri nё vitin 2014, sulmuesi spanjoll David Villa ka shpjeguar vendimin pёr tё mbetur tek ky klub.“Dua tё falënderoj klubin pёr kёtё gjest dhe pёr gjiçka qё kanё dhёnё qё kur unё kam arritur kёtu, tre vite mё herët. Jam i nderuar qё klubet tjera tentuan tё nёnshkruajnё me mua, por unё kurrë nuk kam pasur synim tё largohem”, ka thёnё Villa.“Tash ekziston njё klauzulё blerjeje prej 150 milionё eurosh dhe nёse dikush dëshiron tё mё blejё, do tё duhet tё negociojё me Valencian, pasi qё unё jam i lumtur tё qëndroj kёtu. Ka pasur shumё oferta qё kanё pёrfshirё shumё para, por Valencia nuk e ka pranuar asnjë prej tyre. Dhe mua, kjo mё bёn shumё krenar”, ka shtuar mё tej Villa.Valencia sё fundi refuzoi ofertёn e Realit prej 40 milionё funtesh, plus sulmuesin argjentinas Javier Saviola, pёr David Villan.