29 gusht 2008

Ferguson: Mund ta mbrojmë titullin e Ligës së Kampionëve


Trajneri i Manchesterit, Alex Ferguson, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të hyjnë në historinë e futbollit duke mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.“Askush nuk ka arritur ta mbrojë titullin në Ligën e Kampionëve. Kjo është një sfidë e madhe për Manchester United. Besoj se do të kem kualitetin e duhur në përbërje, për ta realizuar atë”, ka thënë Ferguson.“Kam shikuar në sytë e lojtarëve të mi, për të parë nëse ende janë të uritur për sukses, dhe jam i kënaqur që sërish jemi të gatshëm të fitojmë trofe”, ka shtuar trajneri skocez.