29 gusht 2008

Ferguson: “Kurorëzimi i një sezonit të suksesshëm”


Trajneri i Mançester Junaitid dëshiron të fitojë patjetër Superkupën, për t’i dhënë fund në mënyrën më të mirë sezonit, në të cilin arriti të fitojë Ligën e Kampioneve dhe kampionatin. “Është një trofe shumë i rëndësishëm, si në aspektin moral, ashtu edhe në atë material. Do të ishte kurorëzimi i duhur për sezonin që shkoi, në të cilin i fituam të gjitha kompeticionet më të rëndësishme ku luajtëm. Duhet të jemi të qetë dhe të përqendruar në fushë, pasi do luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, i cili tashmë nuk është një surprizë. Kanë futbollistë shumë cilësorë dhe luajnë një futboll shumë të shpejtë. Gjithsesi, ne do t’ia dalim mbanë”, tha trajneri i “Djajve të Kuq”, Aleks Ferguson.