31 gusht 2008

Ancelotti refuzon një ofertë të Shakhtar

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka refuzuar një ofertë goxha të mirë, për të drejtuar klubin ukrainas, Shakhtar Donetsk.Sipas Sky Sport, Shakhtar Donetsk i ka ofruar trajnerit italian një shumë prej 10 milionë eurosh në sezon, për t’u bërë trajner i këtij klubi dhe për ta ngritur atë në një nivel më të lartë.Megjithatë, Ancelotti ka refuzuar ofertën e pasur të klubit ukrainas, duke dëshiruar të vazhdojë me sukses punën në Milan, veçanërisht tash që në ekip ka sjellë shumë përforcime të reja dhe është ngritur sërish në një ekip konkurrues për medalje.