31 gusht 2008

Pirlo: Ky është një Milan galaktik


Andrea Pirlo mezi po pret ta fillojë sezonin e ri që të shohë kualitetin e lartë të bashkëlojatarëve të rinj te skuadra kuqezi.“Interi është një skuadër e fuqishme, mirëpo ndeshja për Superkupë tregoi se Roma mund t’u bëjë ballë. Dua të përsëris se këtë sezon ka shumë kualitet në skuadrat e Serie A. Inter, Roma, Milan, Juventus dhe Fiorentina, të gjithë do të luftojnë për Scudetto”. “Sa na takon neve, shumica thonë se po shndërrohemi në galaktikë, si Reali dikur. Mirëpo të kesh kaq shumë kampionë në skuadër është diçka pozitive nga e cila mund të ketë dobi skuadra”, ka thënë fantazia e mesfushës.