31 gusht 2008

Barcelona fillon me humbje sezonin nё La Liga

Ekipi i Barcelonёs ka pёsuar humbje qё nё ndeshjen e parё tё sezonit nё La Liga, duke u mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga ekipi i porsapromovuar nё ligёn e parё spanjolle, Numancia.Njё gol i vetëm i shёnuar nga Mario, doli tё ishte vendimtar pёr fitoren e Numancias, qё edhe ёshtё fitorja e parё e këtij klubi ndaj gjigantit katalanas.Tё përzgjedhurit e trajnerit Josep Guardiola dёshtuan tё gjejnë portёn e vendasve, përkundёr përpjekjeve tё shpeshta, dhe rasteve tё shumta. Shanset e huqura nga Eto’o dhe Krkic, i dhanë startin mё tё keq tё mundshёm Guardiolas.Ndёrkohё, nga ndeshjet tjera nё La Liga, fitoren mё tё thellё e ka shёnuar Atletico Madrid, qё mposhti ekipin e Malagёs me rezultat 4-0. Villarreal dhe Sevilla qё tё dyja kanё barazuar me rezultat tё njёjtё, 1-1, si mysafirё tё Osasunas, respektivisht Santander.