27 gusht 2008

Tare kundër Bogdanit te Lacio?


Igli Tare duket se nuk është shumë dakord me mbërritjen te Lacio e sulmuesit të Kievos, Erjon Bogdanit, edhe pse në dukje tratativat kishin si pikëmbështetje pikërisht drejtorin teknik të lacialëve. “Nuk është e vërtetë. Unë e njoh atë shumë mirë dhe unë dëshiroj të nënvizoj se Lacio është duke vlerësuar lojtarët e saj aktualë për rolet që mund të duken të vështira për t’u mbuluar”, - citohet Tare nga faqja e njohur sportive goal.com. Pas vetëm 50 ditësh, kur zyrtarisht bëri të ditur edhe varjen e këpucëve në gozhdë, ish-sulmuesi i Bolonjës e Lacios, tashmë në rolin e drejtorit teknik të bardhekaltërve flet edhe për sfidën e e së ardhmes së Lacios. “Është një sfidë e rëndësishme për mua,’, - thotë Tare. “Gjëja më e rëndësishme është fakti se Lacio ka një projekt të gjatë për të ardhmen. Më mungon futbolli i luajtur, por me Lacion unë para një shans të madh dhe më duhet të falënderoj presidentin Klaudio Lotito që ma dha”. Në lidhje me opsionin Hernan Krepso, Tare thotë: “Ashtu si thotë edhe trajneri Delio Rosi, ai është një lojtar me vlera të mëdha, por ai nuk ka qëllim të lërë Interin. Ne jemi duke i bërë llogaritë te sulmuesi argjentinas Mauro Zarate, i cili ka cilësi të mëdha teknike dhe mund të ritet shumë”. Tare flet edhe për marrëdhënien e re me trajnerin Delio Rosi. “Trajneri fillimisht mendoi se nuk mendoi se unë do ta mbuloja këtë rol të ri, por marrëdhëniet tona po përmirësohen me kalimin e kohës”, - tha Tare, duke folur për “Radio Incontro”.