31 gusht 2008

Ranieri: “Jemi gati për kampionatin dhe Championsin”

Trajneri i Juventusit, Klaudio Raneri, shfaqet tepër luftarak në javën e parë të kampionatit italian, ndërkohë që bardhezinjve të tij do t’i duhet të maten me Fiorentinën në Artemio Franki: “Po punojmë për të ndërtuar skuadrën anti-Inter, – ka thënë trajneri bardhezi. Për momentin po përgatitemi për të qenë në hapin e skuadrave më të forta të Evropës. Tani që kemi përmirësuar skuadrën, mund të luftojmë për të arritur sukses si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Jam i bindur që skuadra do ta fitojë ndeshjen me Fiorentinën, ndonëse nuk do jetë e lehtë”. Përsa i përket mungesës së sulmuesit David Trezege, i cili është dëmtuar, Ranieri ka shtuar: “Pas kësaj ndeshjeje do kemi dy javë pushim dhe është e kotë ta sforcojmë Davidin për takimin e së dielës”.