31 gusht 2008

Mourinho përqesh Ligën Premier

Trajneri i Inertit, Jose Mourinho, u është kundërvënë kritikave të medieve angleze për Serie A duke e përqeshur Ligën Premier.“Anglezët thonë se Serie A është vendi i pensionistëve? Dëshironi të dëgjoni çka mendoj unë? Nëse dëshironi ta valoj flamurin e Italisë, do ta bëj, sepse unë jam me italianët në këtë rast”.“Nuk është vështirë t’u përgjigjesh anglezëve. Krejt çka duhet të bësh është të shikosh një ndeshje të Ligës Premier me pakëz përqendrim dhe do ta gjesh përgjigjen”.Me anë të kësaj deklarate duket se Mourinho dëshiron t’i përmirësojë raportet e prishura me mediat italiane, duke mbrojtur Serie A.