29 gusht 2008

Toni i gatshëm për rikthim në Firencë


Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, mezi pret përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Fiorentinës, dhe thotë se do të mendojë mirë nëse do t’i festojë golat e arritur kundër ish-klubit të tij.Sulmuesi italian pati një periudhë të shkëlqyeshme me Fiorentinën nga viti 2005 deri në vitin 2007, kur arriti 47 gola në 67 ndeshje.Verën e kaluar ai kaloi në Bayern për një shumë prej 9 milionë funtash, dhe tash do të përballet me ish-klubin e tij në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.“Do të jem shumë i lumtur pasi të kthehem në Firencë dhe do të takohem me shumë njerëz që më kanë përkrahur. Mendova se do të takohemi vitin e kaluar në Kupën UEFA por tash është më mirë që këtë do ta bëjmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Luca Toni, për sportiven italiane Gazzetta dello Sport.“A do të festoj në rast se shënoj gol kundër Fiorentinës? Është një pyetje e mirë dhe nuk mund të jap përgjigje tash. Kam dy muaj gjatë cilëve mund të mendoj”, ka shtuar Toni.Fiorentina do të udhëtojë në Munich më 21 tetor, derisa ndeshja e kthimit kur Toni do të vizitojë ish-stadiumin e tij, në Firencë, do të jetë më 5 nëntor.