30 gusht 2008

Advocaat: Kjo është sinjal për Realin dhe Juventusin

Trajneri i Zenit St Petersburg, Dick Advocaat, ka thënë se është ndarë i kënaqur me lojën e të zgjedhurve të tij, në ndeshjen e djeshme kundër Manchester United, dhe i ka paralajmëruar rivalët e grupit në Ligën e Kampionëve. Zenit, fitues i Kupës UEFA, mposhti fituesin e Ligës së Kampionëve, Manchesterin, në luftë për Superkupën e Evropës, dhe me këtë ka dërguar një porosi të qartë tek Real Madrid dhe Juventus, të cilët tashmë konsideron favoritë në grupin H. “Iu dërguam një sinjal të qartë rivalëve tanë të Ligës së Kampionëve. Ata tashmë e dinë se çfarë i pret. Në duelin me Manchesterin, kishim disa raste për shënim dhe besoj se e kemi merituar suksesin”, ka thënë trajneri holandez i kampionit rus.