28 gusht 2008

NOÇERINO “Nuk më intereson më Juventusi”


Ish-mbrojtësi i Juventusit, Noçerino, sapo ka mbërritur te Palermo, i ka harruar bardhezinjtë. Lojtari shprehet i gatshëm për takimin e parë të kampionatit, kur deklaron: “Juventusi nuk më intereson më. Te Palermo kam bërë stërvitjen time të dytë, e që tani ndihem mirë, edhe falë ndihmesës së madhe që më kanë dhënë shokët e rinj të skuadrës. Personalisht ndihem mirë, shpresoj të luaj që në javën e parë të kampionatit kundër Udinezes”. I pyetur mbi skuadrën që mund të fitojë titullin, Noçerino është shprehur: “Pa diskutim Milani, falë sulmuesve që ka”.