26 gusht 2008

Maxi: Duhet të jemi të qetë kundër Schalkes


Maxi Rodriguez mendon që lojtarët e Atletico Madridit duhet të jenë të qetë nëse dëshirojnë të shënojnë fitore kundër Schalke 04 në ndeshjen e të mërkurës në Ligën e Kampionëve.Madrilenët janë mposhtur nga një gol i vetëm para dy javësh në Gelsenkirchen, ndërsa tani dëshirojnë që ta rikthejnë rezultatin në Vicente Calderon. “Ne e dimë se Schalke është një skuadër me përvojë, mirëpo ne jemi vetëm një gol në disavantazh, prandaj nuk duhet ‘të çmendemi’ duke menduar për këtë gjë. Atletico është një skuadër shumë e fuqishme, prandaj është shumë e rëndësishme që të shënojmë në pjesën e parë”.