29 gusht 2008

Advokat: “Është nder për ne të luajmë në këtë ndeshje”


Trajneri i Zenitit, holandezi Dik Advokat ndihet shumë i lumtur që do të luajë në Superkupën e Evropës. “Të luash këtë përballje do të thotë që je një skuadër e suksesshme. Jemi shumë krenarë që kemi arritur në këtë nivel dhe jemi gati për të ruajtur një status të tillë. Është kënaqësi të luash përballë një klubi madhështor si Mançester Junaitid dhe do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Gjithsesi, ne jemi të motivuar dhe të vetëdijshëm, se mund ta fitojmë këtë trofe. Do japim maksimumin tonë dhe të jeni të bindur se do luajmë në fushën e lojës pa asnjë lloj presioni. E kemi treguar dhe herë të tjera që nuk i trembemi asnjë kundërshtari, vetëm i respektojmë”, ka thënë trajneri i Zenitit, Advokat.