29 gusht 2008

Giovinco: Jam i mirë aq sa Messi dhe Aguero


Talenti i ri i Juventusit, Sebastian Giovinco beson se është i mirë aq sa Lionel Messi i Barcelonës dhe Sergio Aguero i Atletico Madridit. Futbollisti 21-vjeçar së shpejti pritet të bëhet njëri nga lojtarët më të mirë në Serie A dhe ai nuk ka ngurruar që ta krahasojë vetën me dy prej lojtarëve më të mirë në Spanjë. "Unë gjithmonë do ta krahasoj vetën me ata dy lojtarë. Ata janë dy superyje, por edhe unë jam si ata", ka theksuar Giovinco për "Tuttosport". "Synimi im është që në fanellën e Juventusit të tregoj vlerat e mia të vërteta. Kam pasur mundësi për të shkuar në ndonjë skuadër tjetër, por vendosa të rikthehem te Juventusi, ngase gjithmonë kam ëndërruar të luaj në fanellën bardhezi", ka theksuar Giovinco, i cili edicionin e kaluar luajti si huazim tek Empoli, ku me paraqitjet e tij zgjoi vëmendjen e madhe të shumë klubeve. Giovinco do të mundohet që të dëshmohet si një pasardhës i Pavel Nedvedit te skuadra e Ranierit.