27 gusht 2008

Sheva: Jemi më të fortë se Interi!


Sulmuesi i sapoardhur te Milani, Andrij Shevçenko, ka rigjetur menjëherë gjuhën e duhur me tifozët kuqezinj dhe shpreson të jap më të mirën e tij për skuadrën. "Jam edhe një herë tjetër në Parajsë. Ndihem shumë i lumtur që jam rikthyer edhe një herë tjetër te Milani dhe shpresoj shumë të bëj më të mirën time. Kam kohë që e prisja këtë rikthim dhe më në fund, ëndrra ime u realizua". Tashmë Shevçenko është rikthyer në shtëpinë e tij (të paktën kështu e ka quajtur Milanin). Të gjithë e kamë pritur me padurim, edhe pse ka patur nga ata tifozët të cilët e kanë cilësuar si tradhëtar. "E di që ka qenë shumë e vështirë për ta të pranonin largimin tim, por mendoj se shumë të tjerë më kanë kuptuar". Ndër të tjerash, Sheva komenton edhe deklatën e Hoze Murinjos, i cili tha se Andrij do të jetë golashënuesi i Kupës UEFA, një ironi kjo e portugezit e cila ka marrë menjëherë përgjigjen e sulmuesit ukrainas: "Në dy vitet e fundit, Milani në klasifikim ka qëndruar gjithmonë prapa Interit, por unë do të bëj të pamundurën për ta ndryshuar këtë hierarki. Murinjo? Kam respekt për të, që sipas meje është një trajner i madh, ka parë shumë dhe di të fitojë. A do ta përqafoj? Ndoshta mund të përshëndetemi. Nuk kam patur kurrë probleme me të. Raporti jonë ka qenë gjithmonë shumë i qartë. Nuk më aktivizonte në lojë? Unë jam futbollist dhe është trajneri ai që vendos, por në sezonin tim të parë me Çelsin, kam shënuar 14 gola dhe nuk e di se sa asis kam dhënë. Megjithatë, kaluara mbetet e kaluar, ndërsa tani jam shumë i lumtur që jam rikthyer në shtëpi". Takimi e ish-trajnerin e tij do të jetë në 28 shtator, ndërsa në Champions Legaue gjithçka është shtyrë. "Triumfi në Athinë përballë Liverpulit më ka shpaguar zhgënjimin në finalen e Stambollit, edhe pse nuk isha në fushën e lojës në atë takim. Por, rifitimi i Champions League është një ndër sfidat që dua të realizoj me Milanin. Merkatoja e klubit këtë verë ka qenë fenomenale. Në Londër nuk më eci ashtu siç e prisja, sepse jam operuar dy herë. Shokët e skuadrës? Në karrierën time nuk kam patur kurrë probleme me shokët e mi të skuadrës. Nuk jam tip që shquhem për konflikte".