28 gusht 2008

Ronaldo lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve


Asi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, është zgjedhur lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve për sezonin e kaluar. Portugezi njëkohësisht është zgjedhur edhe sulmuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve.Lojërat e shkëlqyera të Ronaldos kanë ndihmuar në masë të madhe që Djajtë e Kuq ta fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve dhe atë të Ligës Premier. Gjatë sezonit të kaluar në të gjitha garat, portugezi ka shënuar 42 gola, prej të cilëve tetë në Ligën e Kampionëve. Të gjitha çmimet tjera i fituan lojtarët e skuadrës tjetër finaliste, Chelsea. Portieri më i mirë i sezonit është zgjedhur Cech, mbrojtësi më i mirë ishte John Terry, ndërsa çmimin për mesfushorin më të mirë për sezonin e kaluar e fitoi Frank Lampard. Portieri më i mirë: Petr Cech (Chelsea) Të nominuarit: Manuel Almunia (Arsenal), Manuel Neuer (Schalke 04), Jose Reina (Liverpool), Edwin van der Sar (Manchester United). Mbrojtësi më i mirë: John Terry (Chelsea) Të nominuarit: Jamies Carragher (Liverpool), Rio Ferdinand (Manchester United), Carles Puyol (Barcelona). Mesfushori më i mirë: Frank Lampard (Chelsea) Të nominuarit: Michael Essien (Chelsea), Cesc Fabregas (Arsenal), Steven Gerrard (Liverpool), Paul Scholes (Manchester United). Sulmuesi më i mirë: Cristiano Ronaldo (Manchester United) Të nominuarit: Didier Drogba (Chelsea), Lionel Messi (Barcelona), Wayne Rooney (Manchester United), Fernando Torres (Liverpool). Futbollisti më i mirë: Cristiano Ronaldo (Manchester United)