28 gusht 2008

Liverpool mezi kualifikohet për në Ligën e Kampionëve


Liverpool ka arritur të kualifikohet për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, falë fitores minimale të siguruar në minutat e fundit të kohës shtesë të ndeshjes së luajtur si vendas përballë ekipit belg, Standard Liege.Pas një loje jo aq impresive nga të zgjedhurit e trajnerit Rafael Benitez, koha e rregullt përfundoi pa gola, si edhe ndeshja e kaluar, duke çuar në 30 minuta lojë shtesë.Dirk Kuyt, i cili bëri paraqitjen e 100-të me fanellën e Liverpoolit, ishte sërish heroi i të kuqve në Ligën e Kampionëve.Sezonin e kaluar, holandezi shënoi shtatë gola në këtë garë, ndërsa këtë herë shënoi kur kishin mbetur edhe dy minuta para fundit të kohës shtesë të ndeshjes (118’), për të dërguar të kuqtë në fazën e grupeve.Kuyt tash grumbullon nëntë gola nga 15 paraqitjet e fundit në këtë garë evropiane.