27 gusht 2008

Kuyt do të veshë fanellën e Liverpoolit për të 100-tën herë


Rafael Benitez ka vetëm fjalë falënderuese për Dirk Kuyt, i cili sonte, në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve kundër Standard, do të bëjë paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e kuqe.“Ai është një futbollist shumë, shumë i mirë, i cili mund të luajë në secilin ekip. Ai është një profesionist fantastik, i cili mund të arrijë shumë gola. Ai është edhe një kolegë fantastik, futbollist të cilin secili menaxher dëshiron ta ketë në përbërjen e vet”, thotë Benitez.Përveç Kuyt, në ndeshjen e sotme paraqitje jubilare do të ketë edhe Fernando Torres, i cili do të luajë ndeshjen e 50-të me Liverpoolin. El Nino deri tash ka arritur një shifër fantastike të golave, gjithsej 34 gola.