29 gusht 2008

Krkic jashtë përfaqësuese së Spanjës


Vicente del Bosque e ka lënë jashtë skuadrës së tij të parë zyrtare të Spanjës Bojan Krkicin, ndërsa e ka thirrur Cesc Fabregasin për takimet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror kundër Bosnjës dhe Armenisë.Pavarësisht se Krkic ka hequr dorë nga përfaqësuesja e Serbisë për të luajtur për Spanjën, Del Bosque nuk e ka ftuar sulmuesin e Barcës në përfaqësuesen e Spanjës, megjithatë nuk ia ka mbyllur dyert të riut me prejardhje serbe. Ndërkohë në Përfaqësuese është thirrur Cesc Fabregas, i cili kishte munguar në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.Rauli dhe Guti janë lënë sërish jashtë, dhe tani më është e qartë se nëse kapiteni i Real Madridit nuk tregon një formë të mirë që në fillim të sezonit të ri, atëherë karriera e tij me Spanjën ka marrë fund.
Skuadra e Spanjës:
Portierë: Casillas (Real Madrid), Reina (Liverpool)
Mbrojtës: Albiol (Valencia), Navarro (Sevilla), Capdevila (Villarreal), Juanito (Betis), Puyol (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), Iraola (Athletic de Bilbao)
Mesfushorë: Xabi Alonso (Liverpool), Cazorla (Villarreal), Silva (Valencia), Xavi (FC Barcelona), Iniesta (FC Barcelona), Senna (Villarreal), Capel (Sevilla), Fabregas (Arsenal)
Sulmues: Güiza (Fenerbahçe), Torres (Liverpool), Villa (Valencia)