29 gusht 2008

KAKA “Shumë shpejt do kthehem në fushë”


Në përfundim të stërvitjes së djeshme, braziliani Kaka ka bërë një përmbledhje të shkurtër të gjendjes së tij fizike: “Dalëngadalë po përmirësohem, synoj të filloj punën përgatitore me topin në fillim të muajit shtator dhe shpresoj që të jem gati në javën e dytë të kampionatit. Dje kam bërë disa testime me topin, – ka thënë Kaka. – Për fat të mirë nuk kam ndjerë asnjë shqetësim. Madje, edhe pasi dyfishova punën përgatitore nuk kam ndjerë dhimbje. Ky është një lajm i mirë për mua, sepse do të thotë që gjuri tani është në rregull dhe se, shumë shpejt do zbres në fushë”. Në përfundim, Kaka flet për rikthimin e Shevçenkos: “Jam takuar me Shevën, më është dukur i lumtur, por edhe unë jam i lumtur për rikthimin e tij”.