29 gusht 2008

ÇELSI I jep Robinjos bluzën e Shevçenkos


Çelsi konfirmon transferimin e Robinjos në Londër, teksa ka filluar të shesë edhe bluzën me emrin e tij nëpërmjet internetit. Midis bluzave të Dekos, Territ, Lampardit, Çehut dhe lojtarëve të tjerë të ekipit, një tifoz i 'bluve' mund të veshë edhe bluzën me numrin 7, pak më parë të mbajtur nga Sheva, por tani me emrin e Robinjos. Dje në mëngjes është bërë e ditur se londinezët kanë porositur kopje të uniformës që braziliani do të mbajë te Çelsi, duke vënë në pah besimin e madh që ka klubi për arritjen e marrëveshjes me Realin e Madridit. Meqë mesfushori 24-vjeçar tani ka marrë numrin e bluzës dhe fakti që Kenion pret Robinjon brenda pak orësh, lë të kuptohet se një marrëveshje paraprake është siguruar mes dy klubeve, Real dhe Çelsi.