28 gusht 2008

Barca ofertë 'të përjetshme' për Xavin


Drejtuesit e Barcelonës i kanë filluar bisedimet me mesfushorin Xavi Hernandez, për nënshkrimin e një kontrate e cila do ta mbajë atë në Camp Nou deri në fund të karrierës së tij, dhe shpresojnë ta përfundojnë marrëveshjen deri në fund të javës.Blaugranët dëshirojnë ta shpërblejnë 28-vjeçarin për paraqitjet e tija dhe përkushtimin që ka për klubin, prandaj kanë filluar bisedimet për zgjatjen e kontratës dhe rritjen e pagës së mesfushorit spanjoll. Xavi i është bashkëngjitur Barcelonës në vitin 1991 duke kaluar gjashtë sezone me klubin e të rinjve para se Louis van Gaal t’ia jepte mundësinë që të debutonte më skuadrën e parë në vitin 1996 në ndeshjen për Superkupën e Spanjës kundër Mallorcas, në të cilën ndeshje ai shënoi gol.