31 gusht 2008

Chelsea dhe Tottenham i ndajnë pikët


Tottenham Hotspur e ka siguruar pikën e parë të sezonit përballë pretendentit kryesor për ta fituar titullin kampion të Ligës Premier, Chelsea, duke e ndalur me barazim në Stamford Bridge finalistin e Ligës së Kampionëve.Braziliani Juliano Belletti shënoi golin për vendasit (27’), ndërsa në fund të pjesës së parë (45’) Darren Bent ua mohon fitoren Bluve duke shënuar golin e barazimit. Nga ana tjetër Manchester City e ka shkatërruar si mysafir Sunderlandin me rezultat 3-0. një gol i Stephen Ireland në fund të pjesës së parë (45’), dhe dy gola të ish-lojtarit Chelseat, Sean Wright Phillips (50’ dhe 58’), i cili këtë sezon i është bashkëngjitur Cityt, ia kanë siguruar fitoren mysafirëve. Ndërkohë, takimi tjetër ndërmjet Aston Villas dhe Liverpoolit ka përfunduar pa gola.