28 gusht 2008

Puyol: Reali është favorit


Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, beson se pavarësisht përforcimeve që ka bërë skuadra e tij dhe pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer gjatë fushatës parasezonale, rivalët e hidhur të Real Madrid janë përsëri favoritë për ta fituar titullin edhe në sezonin e ri.“Ndeshjet tona parasezonale kanë qenë shumë të mira, edhe pse kemi humbur në ndeshjen e fundit (kundër Wisla Krakow). Është e zakonshme të luash një ndeshje të keqe, mirëpo kjo të sjell në kujtesë se cilido nga rivalët tonë mund të na mposhtë në çdo kohë”. “Real Madridi ka një skuadër të madhe. Ata janë kampionë dhe e meritojnë të gjithë respektin tonë. Pavarësisht nëse transferojnë ose jo lojtarë të rinj ata janë ende favoritë për titullin”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.