28 gusht 2008

Shaun Wright Philips rikthehet tek City


Mediat angleze kanë përcjellë lajmin e se lojtari i Chelseat, Shaun Wright Philips, do të rikthehet tek Manchester City, për një shumë që kap shifrën e 9 milionë funteve.I gjithë tregimi tash merr kahje tjetër, pasi që vetëm para një dite, agjenti i lojtarit deklaroi se Wright Philips do të mbetet në Stamford Bridge.Dyja ekipet mbrëmë në orët e vona të natës, raportohet se kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit, dhe spekulohet se dëmshpërblimi do të jetë rreth 9 milionë funte.Sipas The Guardian, Philips gjatë ditës së sotme do të duhet t’i kalojë testet e patjetërsueshme mjekësore, dhe pastaj do të nënshkruajë marrëveshjen me Cityn.Lojtari i kombëtares angleze kaloi tek Chelsea pikërisht nga Manchester City, në vitin 2005, për një shumë prej 21 milionë funtesh.