26 gusht 2008

Golashënuesi i Serisë A? Toti e Ibra nisen në barazim


Në vendin e tretë janë juventinët Trezege dhe Del Piero, pas tyre renditet Xhilardino Kompania italiane e basteve "Snai" ka hapur edhe mundësinë për të vënë bast për futbollistin që do të mund të renditet në krye të tabelës së klasifikimit të golashënuesve të Serisë A për sezonin e ri 2008-2009: Favoritët janë kapiteni i skuadrës së Romës, Françesko Toti, dhe sulmuesi i skuadrës së Interit, Zlatan Ibrahimoviç. Të dy futbollistët janë kuotuar njësoj, me 7.00, në fazën e hapjes së këtyre lloj basteve. Këta dy lojtarë ndiqen nga shumë pranë, në kuotën 8.00, nga një çift juventin, kapiteni bardhezi Aleks del Piero (golashënuesi i zezonit 2008) dhe David Trezege. Ndërsa Alberto Xhilardino, nga i cili Fiorentina pret shumë, është kuotuar me 10. Amauri, i sapo blerë nga skuadra e Juventusit, mund të vuajë nga forma e mirë e Del Pieros, edhe pse "Snai" ofron kuotën 14 për brazilianin në lidhje me mundësinë e tij për t‘u bërë golashënuesi i sezonit të ardhshëm. Për brazilianët e skuadrave italiane, nuk duket se do të jetë një vit i mbarë: milanisti Pato, sikurse lexohet në faqen në internet të kompanisë së basteve "Agicoscommesse.it", është kuotuar me 12, dhe kuqezinjtë e tjerë Kaka e Ronaldinjo janë respektivisht në kuotat 18 e 33. Marko Borrielo, i rikthyer te Milani pas vendit të tretë në klasifikimin e golashënuesve në vitin e kaluar, me bluzën e Xhenoas, nuk është mes të kuotuarve. Mund të shkëlqejnë edhe yje si Mutu (kuota 14) dhe Adriano (kuota 18), më pak Vuçiniç (33) dhe Kasano (40). Doni duhet të kënaqet me kuotën 50.