31 gusht 2008

Vieira: Arsenali duhet të blejë lojtarë me përvojë

Mesfushori i dikurshëm i Arsenalit, Patrick Vieira, ka thënë se nëse topçinjtë dëshirojnë të konkurrojnë për trofe të mëdha ata duhet të shpenzojnë në blerjen e lojtarëve të mëdhenj.“Këtë sezon ata kanë nevojë për një mesfushor, një lider kryesor në mesfushë. Arsene ka blerë lojtarë të mirë gjatë viteve dhe shpresoj se do ta gjejë njeriun e duhur për skuadrën”.“Ata do të kenë probleme në momentet kritike të sezonit, pikërisht atëherë kur duhet të fitojnë ndeshje të mëdha. Ata kanë kualitet dhe potencial, por nuk kanë përvojë”, ka thënë mesfushori zikaltër.