25 gusht 2008

Lohja: Nuk kemi asnjë shans kundër Napolit


Menaxheri i skuadrës Vllaznia, Armando Lohja, ka pranuar se skuadra e tij nuk ka asnjë mundësi kualifikimi për raundin ardhshëm të Kupës UEFA.Skuadra shqiptare do të luajë si mysafir në San Paolo pas humbjes me rezultat 3-0 në Shqipëri, ndërsa kanë hequr dorë krejtësisht nga shpresa se mund të bëjnë diçka, prandaj do të luajnë vetëm për ta ruajtur krenarinë. “E dimë se nuk kemi asnjë mundësi të kualifikimit kundrejt Napolit, mirëpo dëshirojmë të tregojmë një lojë të mirë. Rezultati i ndeshjes së parë na ka lënë pa asnjë shpresë. Do të shkojmë në San Paolo me dijeninë se do të luajmë në një stadium në të cilin kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj, dhe kjo do të jetë një përvojë e shkëlqyer për neve”, ka thënë Lohja.