29 gusht 2008

“Berbatov largohet nëse vjen Arshavini”


Klubi i Totenhemit është i vendosur të mbajë në skuadrën e tij sulmuesin Dimitar Berbatov, vetëm nëse me ekipin e tyre nuk bashkohet rusi Andri Arshavin. Roman Pavliuçenko raportohet të ketë firmosur me londinezët, të cilët e blenë 12 milionë sterlina nga Spartaku i Moskës, por firma e tij nuk do të mjaftojë që Berbatovi të shkojë në "Old Traford", sepse për momentin skuadra e Ramosit ka në dispozicion vetëm dy sulmues. Klubi i Totenhemit shpreson se brenda kësaj jave të përfundojnë bisedimet me klubin e Zenitit lidhur me Andri Arshavinin, për të cilin kanë ofruar 20 milionë euro. Nga ana tjetër, Zeniti bleu portugezin Dani Alvesh të Dinamos së Moskës për shumën rekord në Rusi, 30 milionë euro. Ai shihet si pasuesi i Arshavinit.