31 gusht 2008

Roma kërkon Di Michelen

Mediat italiane, përcjellin lajmin se ekipi i Romës është afër angazhimit të sulmuesit të Torinos, David di Michele.Sipas mediave italiane, ekipi i Romës tashmë është në kontakt me drejtuesit e Torinos dhe ka pyetur për mundësinë e angazhimit të David Di Micheles.Ekipi nga kryeqyteti italian dëshiron ta angazhojë sulmuesin si huazim njëvjeçar, i cili në Olimpico do të arrinte si zëvendësim për Mauro Espositon.29-vjeçari Esposito ka kërkuar nga drejtuesit e Romës që të shitet, dhe pritet që gjatë vikendit të kalojë në njërën prej ekipeve të interesuara. Chievo, Siena, Reggina dhe Bologna janë destinacionet e mundshme të Espositos.