28 gusht 2008

Obinna nënshkruan për Inter dhe huazohet tek Everton


Interi zyrtarisht ka nënshkruar me sulmuesin e Chievos, Victor Obinna, dhe e ka huazuar atë menjëherë te skuadra e Premiershipit, Everton.Nigeriani 21-vjeçar konsiderohet si një sulmues premtues nga ekspertët italianë, pasi që sezonin e kaluar luajti një rol kyç për rikthimin e Chievos në Serie A. Sot janë konfirmuar zyrtarisht spekulimet e mbrëmshme, sipas të cilave Obinna ka nënshkruar një kontratë me Interin dhe menjëherë është huazuar tek Everton, të cilët e kanë mundësinë për ta blerë lojtarin në sezonin e ardhshëm.