29 gusht 2008

Vllaznia pesëshe me kajmak ne Napoli


Ekipi i vetëm shqiptar, qe garonte ne garat evropiane, Vllaznia, ka marre nje ‘peseshe’ golash ne ndeshjen e kthimit ne kuadër te Kupes UEFA, si mysafir i ekipit italian Napoli.Rinaudo hapi serine e golave tre minuta para fundit te pjesës se pare (42’), ndërsa shtate minuta pas fillimit te pjesës se dyte, Pi shenoi per te dyfishuar rezultatin.Tre minuta me pas, Rinaudo, shenon golin e dyte te tij dhe te tretin per ekipn italian, derisa ne dhjete minutat e fundit, ekipi shkodran pesoi edhe dy gola te tjere, nje nga Lavezzi (80’) dhe nje tjetër nga Hamsik (87’).Ndeshja e pare kishte përfunduar 3-0 per ekipin italian, qe kështu kualifikohet me rezultat te pergjithshem 8-0. Rezultatet nga ndeshjet tjera kualifikuese per ne Kupen UEFA, do t’i gjeni ne pjesën e djathte te ekranit.