
Asi i Real Madridit, Robinho, mund të bëhet lojtar i Chelseat pas disa orësh, pasi që sot pritet kompletimi i transferimit të tij.E përditshmja spanjolle “Marca” ka spekuluara se braziliani është gati për t’u larguar nga kryeqyteti i Spanjës për te kaluar te Blutë e Londrës brenda disa orëve. Javën e kaluar 24-vjeçari e kishte refuzuar ofertën e presidentit Calderon për vazhdimin e kontratës e cila ishte e ngjashme me atë të cilën ia ka ofruar Chelsea. Kjo ka lënë të kuptohet se qëndrimit të tij në Bernabeu i ka ardhur fundi.