
Shpenzimet e Real Madridit duket se nuk kanë fund. Së fundmi Sergio Ramos dëshiron të fitojë paksa nga buxheti i mbretërve duke kërkuar një kontratë të re.Pasi ka mësuar se skuadra ka një fond astronomik pas ofertave për Cristiano Ronaldon, David Villan, dhe tani pas ofertës së majme që i bënë Robinhos për të qëndruar, mbrojtësi i krahut dëshiron t’i bëjë kërkesat e tija për një pjesë të parave. Sipas El Mundo Deportivo, Rene Ramos, agjenti dhe vëllai i futbollistit, ka caktuar një takim me drejtuesit e Realit për të kërkuar 6 milionë euro neto për sezon për shërbimet e tij.Ish-lojtarit të Sevillas i ishte premtuar një rishikim i kontratës gjatë kohës kur rinovuan Raul, Guti dhe Casillas, mirëpo kjo është harruar. Ndërsa tani pas ofertave serioze që i janë bërë, sidomos nga Milani, 22-vjeçari dëshiron ta shfrytëzojë këtë për ta rritur pagën e tij.