26 gusht 2008

Gomez: Villa do të qëndrojë, Morientes do të largohet


Fernando Gomez ka siguruar se sulmuesi kryesor i Valencias David Villa do të qëndrojë në Mestalla, ndërkohë ka konfirmuar largimin e mundshëm të Fernando Morientes.Real Madridi ka bërë tentativën e fundit për të fituar shërbimet e sulmuesit të spanjoll, mirëpo njeriu i dytë në hierarkinë e Valencias, Gomez, i ka qetësuar tifozët duke thënë se fituesi i Këpucës së Artë në Euro 2008 nuk do të shkojë askund. Lojtari i cili mund të largohet është Fernando Morientes. Ish sulmuesi i Realit dhe Liverpoolit, ka qenë i lënë anash në Mestalla që nga momenti kur Villa dhe Silva janë shndërruar në sulmuesit kryesorë të skuadrës, derisa Gomez ka konfirmuar se 32-vjeçari mund të largohet në drejtim të Galatasarayt.