25 gusht 2008

Schuster lavdëron mentalitetin e Madridit


Trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, ka lavdëruar mentalitetin fitues të ekipit të tij, pas rikthimit të mbrëmshëm nga një gol disavantazh, për të mposhtur Valencian në fund me rezultat 4-2, dhe për të fituar trofeun e Superkupës së Spanjës, pavarësisht se luajtën me dy lojtarë më pak.Kampioni spanjoll u duk se do të humbte trofeun e Superkupës, pas humbjes 3-2 në ndeshjen e parë ndaj Valencias, si dhe pas disavantazhit 1-0 pas 32 minutash lojë, si dhe humbjes së Rafael van der Vaart pesë minuta para fundit të pjesës së parë.Por Los Merengues bënë një rikthim mahnitës duke shënuar katër gola në rrjetën kundërshtare për të fituar 4-2 në ndeshjen e mbrëmshme (6-5 rezultati nga të dyja ndeshjet), megjithëse jashtë lojë u dërgua edhe një lojtar i kampionit spanjoll, Ruud van Nistelrooy.“Një ekip i përsosur duhet të ketë mentalitet fitues dhe ne e kemi atë. Ne i tejkalojmë momentet e vështira dhe gjithmonë besojmë në shanset tona. Pjesa e dytë ishte e bukur dhe eksituese dhe rezultati përfundimtar ishte i duhuri në krahasim me përpjekjet e bëra nga lojtarët e mi”, ka thënë Schuster.