14 shkurt 2011

Maicon: Nuk ka panik pas disfatës nga Juve

Douglas Maicon thotë se në kampin e Interit nuk ka panik pas disfatës së mbrëmshme nga Juventusi.

Nerazzurët u mposhtën me rezultat 1-0 për të pësuar një goditje të radhës në shpresat për të mbrojtur titullin këtë sezon.

“Juventus meritoi të kalojë në epërsi, duke shikuar në pjesën e parë, por pas pauzës, ne merituam fitoren pasi kemi bërë shumë presion në kundërshtarin. Topi thjesht nuk shkoi në rrjet sonte, dhe gjërat shkuan keq për ne”.

“Por në pjesën e dytë me luajtëm shumë më mirë. Ne jemi të qetë dhe e dimë se mund të ecim përpara. Ndeshja në Firencë [kundër Fiorentinës] do të jetë vendimtare për Scudetton”, ka thënë Maicon.