12 shkurt 2011

Krasic: Nuk i frikësohem Interit

Anësori i Juventusit Milos Krasic është i gatshëm t’a jap kontributin e tijë në Derbin e Italisë kundër Interit.

Krasic dhe klubi i tijë jo gjithmonë kan shfaqur paraqitje të mira pasi që tani edhe shansat për një vend në Champions janë zvogëluar tejmase.

“Natyrisht Milan është ajo që kryeson dhe janë favoritët për titull. Por kujdes nga Inter sepse edhe ata janë kthyer.” tha Krasic për Tuttosport.

“T’i mposhtim Neruazurët duhet të luajm si një ekipë, përkatësisht individët që me aftësitë e tyre i ndihmojnë ekipit.”

“Nuk kam frikë nga Interi dhe ne mund të fitojmë ndaj tyre duke luajtur si një ekipë.” përfundoi ai.