08 shkurt 2011

Juventus blen Ekoto dhe futet ne loje per Sancez

Ndoshta fitorja me Kaljarin pervec se ka sjelle entuziazmin e lojtareve Juventin, duket se ka sjelle entuziazem edhe tek drejtuesit sepse ata thuajse kane mbyllur marrveshjen me ekipin anglez te Totenhemit per mbrojtesin e krahut te majte Asua Ekoto.

26 vjecari Kamerunas kushton 10 milion euro dhe thuhet se do te vije ne Torino ne sezonin e ardhshem.

Nderkohe lajmet per merkaton e ekipit bardhezi nuk mbyllen me kaq. Juventusi duket se eshte futur ne valle per te blere lojtarin kilien te Udinezes, Aleksis Sances.

Drejtuesit e Zonjes se Vjeter duket se jane te gatshem te ofrojne per yllin e ri te futbollit 30 milion euro, aq sa eshte edhe cmimi i lojtarit.

Per Sances ka nje interesim te madh edhe nga Interi dhe Celsi. Lufta per te blere kete lojtar sapo ka filluar dhe pritet te jete shume e zjarrte. Te shohim cili ekip do tia dale mbane. /LajmeNews/